Bie VV-ja, shtohet pak PDK-ja, dyfishohet LDK-ja

Shumë qytetarë, që deri në shkurtin e 2021-ës, kishin votuar partitë që kishin provuar pushtetin, vitin e kaluar ndërruan mendje.

Votën ia dhanë Lëvizjes Vetëvendosje që e vendosën atë në pozitën e parë me mbi 50 për qind, larg nga subjektet tjera.

Por, pa kaluar shumë kohë një përqindje goxha e madhe ndryshoi qëndrim.

Kështu thotë një sondazh i realizuar me 1.050 qytetarë, i cili u prezantua mbrëmë në “Rubikon”, që tregoi se arsyeja se pse më 31.5 për qind nuk e përkrahin LVV-në është se kjo parti nuk i përmbushi pritshmëritë e tyre, derisa 41.4 për qind janë të gatshëm t’i kthehen atyre të mëparshmeve.

16.6% për qind janë shprehur të dëshpëruar me qeverisjen aktuale.

Kurse sa i përket politikanëve më e pëlqyera doli presidentja Vjosa Osmani pasuar nga kryeministri Albin Kurti, pastaj nga kryetarët e partive opozitare – Memli Krasniqi i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe i fundit është kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.

Lexo edhe:  Këta janë dy të dyshuarit që u kapën me mbi 20 qese me drogë në Kamenicë