Shqetësuese: Nxënësi 15-vjeçar i shkollës kapet me thikë

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson mjaft shumë shoqërinë, sidomos për faktin se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe brenda institucioneve arsimore e në afërsi të tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Një dukuri e tillë, mjaft alarmante është vërejtur në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet, ku një nxënës është kapur me një mjet të mprehtë që po e mbante me vete.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar thikën e nxënësit, pasi rasti u raportua nga drejtoria.

Nxënësi i moshës 15-vjeçare, është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar si i dyshuar lidhur me rastin, në prani të prindit të tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Lexo edhe:  “Montazhë”, “video të rreme”, flet njeriu i Behgjet Pacolli: Asgjë s’ka të vërtetë