Reagon Mefail Bajqinovci pasi dikush ja dogji villen që gjendet në kufirin me Shalën e Bajgorës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas rastit të mbrëmshëm ku persona të panjohur i kishin djegur vilen e tij.
Ai përmes një postimi ma treguar se villa ndodhet në bjeshkët e Popovës, në komunën e Podujevës
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Mbrëmë mora lajmin se më është djegur shtëpia e vikendit e ndërtuar në vitin 2017, që e shfrytëzojmë me familjen time, e cila ndodhet në bjeshkët e Popovës, në komunën e Podujevës, në kufirin me Shalën e Bajgorës. Rreth 5 orë me hetime intenzive, fillimisht u mendua se shkaktare e zjarrit ishte rryma, por gjatë hetimeve të intenzive dhe shumë profesionale të policisë, u gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda, dhe dyshohet se është zjarrvënie.
Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe interesimin. Shpresoj që hetimet të zbardhin të vërtetën sa më shpejt.
Me respekt, Mefaili