“Ka marrë pagë pa punuar” – Trepça dërgon padi ndaj një ish-punëtori

Ndërmarrja “Trepça” ka bërë të ditur se ka dërguar padi për kompensim të dëmit nga një punëtor i cili thuhet se ka përfituar pagë pa punuar.

Në njoftimin në Facebook, thuhet se i njëjti ka përfituar pagë të dhënë pa bazë.

Njoftimi i plotë:

Njoftim –

Me datën 24.9.2024 Menaxhmenti i Trepça Sh.A. ka dërguar Padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë ndaj kontratës me nr.prot:545 për shkak se i njëjti ka vazhduar të marrë pagë nga Trepça Sh.A., pa punuar, me ç’rast i njëjti ka përfituar pagë të dhënë pa bazë (pasurimi i pa bazë).

Andaj, Trepça Sh.A. në pajtim me nenin 194 të LMD-së ka paraqitur këtë padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë

Lexo edhe:  E rëndë: Burri në Drenas e bën bashkëshorten për spital, Policia i gjen armë në shtëpi