Vidhen bulonat e anësoreve të rrugës që çon te obelisku me shkronjat ‘UÇK’ në Greikoc

Kryetari i fshatit Greikoc në Suharekë ka raportuar në Polici një rast jo fort të zakontë të vjedhjes që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Vjedhja është planifikuar të vazhdohet edhe në pjesë të tjera, por që Policia tashmë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, persona të panjohura kanë vjedhur bulonat e anësoreve të rrugës që të çon te obelisku me shkronjat ‘UÇK’ në këtë fshat.

Po ashtu, sipas informacioneve të para, hajnat kanë përgatitur terrenin që t’i vjedhin edhe anësoret e asaj rruge.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rastri është iniciuar për t’u hetuar.

Lexo edhe:  Kosovari vdiq në aksidentin e rëndë në Itali, Ferrari po shkonte 200 km/h – flet vëllai i tij