E FUNDIT: Dorëzohet i dyshuari për vrasjen e Florim Zeqirit

Raportohet se është dorëzuar në Polici Valdrin Salihu, i dyshuar për vrasjen e Florim Zeqirit, para pak ditësh në qendër të Mitrovicës.

Salihu nga fshatin Pantinë e Vushtrrisë u identifikua një ditë pasi u krye vrasja e Zeqirit.

Policia e ka shpallur dy ditë më parë në kërkim.

Zeqiri u vra me dy plumba pas shpine, pasi doli nga banesa e tij, në një nga rrugët e frekuentuara të Mitrovicës.

Jepi zë së shpejti sjell informata të tjera lidhur me arrestimin e Salihut.

Lexo edhe:  Lajm i mirë: Asfaltohet rruga e tri fshatrave shqiptare të Leposaviqit