Edhe një pjesëtar i FSK-së e lë uniformën e Ushtrisë së Kosovës – ishte ndër më të përgatiturit por gjeti punë më të mirë

Ushtrinë e Kosovës po vazhdojnë ta lëshojnë pjesëtarët me përvojë por edhe të rinj.

Së fundmi, Genc Metaj, njëri nga pjestarët më të përgatitur dhe më të shpërblyer ka lënë uniformën e ushtrisë së Kosovës, shkruan Jepi zë.

Përmes një postimi, Metaj ka falenderuar kolegët e tij ndërsa ai pritet ta vazhdoj punën e tij në një institucion tjetër me pagë më të lartë.

Postimi i plotë:

Pas një shërbimi mbi 26 vite duke filluar nga UÇK, TMK dhe FSK, sot e përmbylla këtë kapitull shumë të rëndësishëm në jetën time!
Gjatë karrierës time ushtarake së bashku me kolegët e FSK-së kemi pasur shumë të arritura të përbashkëta! Përveç të arriturave kemi pasur edhe sfida të ndryshme, të cilat i kemi kaluar dhe të cilat na kanë kalitë dhe na kanë bërë më të fortë dhe më profesionist!
Në jetën time ushtarake gjithmonë më kanë drejtuar parimet dhe vlerat e FSK-së dhe dashuria ndaj vendit!
Përgjatë këtij rrugëtimi, për kontributin tim në ushtri dhe në arenën ndërkombëtare, jam shpërblyer si : Medalje e shërbimit në TMK, Medalje për Arritje Akademike në FSK, Medalje për Shërbim të Shquar në FSK dhe Medaljen e Shërbimit në FSK.
Në arenën ndërkombëtare jam Shpërblyer me Medaljen e Shërbimit të Shquar nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës për kontribut në ndërtimin e Partneritetit Shtetëror me GK të Ajovës, jam inauguruar në Koridorin e Famës në Akademinë e Rreshter Majorëve në SHBA dhe jam shpallur Qytetar Nderi i Qytetit EL Paso në Teksas-SHBA!
Përveç përfaqësimit të FSK-së në shumë konferenca ndërkombëtare, kam pasur rastin të jem ligjerues dhe mysafir folës nderi në shumë Akademi prestigjioze të vendeve të NATO-s.
Gjatë karrierës kam pasur shumë pozita të ndryshme, por e veçoj pozitën udhëheqëse të Rreshter Majorit të FSK-së, ku mbi 10 vite kam qenë përgjegjës për mbi 2500 pjesëtarë.
Gjithashtu e veçoj edhe pozitën e fundit nga viti 2022 të Komandantit të Shkollës së Nënoficerëve e cila është institucioni kryesor për edukim dhe zhvillim profesional ushtarak për të gjithë nënoficerët udhëheqës të FSK-së.
Unë jam mirënjohës ndaj të gjithë kolegëve të FSK-së për bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë!
Jam mirënjohës edhe ndaj bashkëpunëtorëve ndërkombëtar, shumicën e vendeve të NATO-s, të cilët na kanë përkrahë në rrugëtimin tonë për ndërtim dhe zhvillim të FSK-së. Në këtë bashkëpunim, vend të veçantë ka Ushtria Amerikane përmes Zyrës ODC pranë Ambasadës së SHBA-së. Njëra ndër të arriturat më të rëndësishme të këtij bashkëpunimi është ndërtimi i Partneriteti Shtetëror me Gardën Kombëtare të Ajovës me të cilët kam pasur bashkëpunim shumë të ngushtë dhe përkrahje të vazhdueshme nga viti 2011.
Në fund, jam mirënjohës ndaj Familjes time, të cilët më kanë përkrahur gjatë gjithë kohës!

Lexo edhe:  Arrin përgjigja e parë nga Interpoli, mësohen detaje të reja për sulmin në Top Channel

Unë i uroj më të mirat për të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe ju falënderoj për bashkëpunim dhe respekt.

Respekt pa fund për ju!