Pejë: Gruaja që e raportoi burrin për dhunë fizike kërcënon dhe tenton ta rrah një police

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët. Kështu ndodhi edhe dje në Pejë, ku një grua kërkoi ndihmën e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima që u sulmua nga burri i saj e raportoi rastin në Polici, por aty ndodhi e papritura dhe e njëjta përfundoi në pranga.

Siç merr vesh Sinjali, gruaja e dyshuar është kapur me zyrtarët policorë që po e trajtonin rastin e saj dhe ka eskaluar edhe në kërcënime.

Bazuar në informacionet e para, ajo fillimisht e ka kanosur një police, e më pas ka tentuar edhe ta sulmojë, por që kanë intervenuar kolegët e saj dhe e kanë futur situatën nën kontroll.

Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Lexo edhe:  Bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Ragipi tregon pse u detyrua të shkojë në Shtëpinë e Pleqve