Vetura godet për vdekje një 81-vjeçar në Fier

Një 47 vjeçar është arrestuar nga Policia pasi duke drejtuar automjetin e tij në në rrugën “Skënderbej”, Fier, ka përplasur një 81 vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, 81-vjeçari me inicialet L. Ç., ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin M. J., në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lexo edhe:  “O na t’Kosovës jem t’fortë edhe pa mërgimtarët” – Gazetarja shkëmben ca llafe me shitësin e shtalbave në Suharekë