Shkatërrimi i laboratorit të drogës në kryeqytet, policia del me detaje

Rreth shkatërrimit të një laboratori të drogës në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë.
Sipas policisë, pas një pune hetimore rreth dhjetë mujore dhe aplikimit të masave të veçanta të hetimit nga hetuesit e antidrogës në podrumin e një banese-vendbanimi është gjetur substancë e dyshuar narkotike në gjendje të lëngshme në enë plastike, e cila ishte në proces të terjes-ngurtësimit dhe substanca ende të pa detajuara si dhe mjete të punës të cilat janë përdorur për përpunimin e substancave narkotike si “Laborator”.

“Dyshohet që ky “Laborator” për përpunimin e substancave narkotike të llojit Heroinë dhe Kokainë  është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë të kohore, ku pas përpunimit të substancave të njëjtat i paketojnë në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit”, thuhet në komunikatën e policisë.

Lexo edhe:  Vetaksident i rëndë te Lesna në Prishtinë, policia në vendin e ngjarjes