A e dini cili është rregulli më i rëndësishëm në shkallët lëvizëse, të cilin askush nuk e respekton?

Nëse keni qenë në cilindo qytet më të madh evropian, apo keni shkuar deri te stacioni i metrosë, të gjithë do t’ju tregojnë rregullin e anës së djathtë në shkallët lëvizëse.

Përherë ka njerëz të cilët nxitojnë të kapin trenin dhe, për këtë shkak është praktikë që ju të qëndroni në anën e djathtë të shkallëve lëvizëse në mënyrë që ana e majtë të mbetet e lirë për njerëzit që nxitojnë.

Mirëpo, edhe rreth kësaj tashmë shumë vite zhvillohet një debat i ashpër.

Domethënë, ekspertët thonë që është gabim të qëndrosh vetëm në anën e djathtë, sepse pesha e njerëzve nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë, kurse shkallët lëvizëse shpejt prishen.

Gjithashtu, assesi nuk preferohet që të ecni në shkallë lëvizëse.

Mbase ju duket që e gjithë kjo është një budallallëk i zakonshëm, por kini parasysh që me shkallë lëvizëse në stacionet më të ngarkuara të metrove në qytetet e mëdha brenda një viti kalojnë me dhjetëra milionë njerëz.

Kështu që herën tjetër nëse dikush pas jush nxiton, kaloni në anën e djathtë dhe lëreni të kalojë.

Lexo edhe:  Kosovari i lutet “Tigrit” që në lokal e tij t’i fut “loçkat e Brazilit” dhe t’i largojë shahirat, ai e merr përgjigjen epike