Ish banori i “BBVK” e kujton me mall nënën e ndjerë
Aktori Besart Zeneli, i njohur për rolet e tij në teatër e seriale të ndryshme, është mjaftë prezent në botën e televizionit.
Shpesh e shohim në intervista të ndryshme, ku flet hapur për punën e jetën e tij.
Vëmendja drejtë Besit është shtuar edhe më shumë që kur ai u bë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, ku edhe jeta e tij private u bë më publike se kurrë.
Në këtë shou, u bë e ditur edhe vdekja e hershme e të ëmës, të cilën sot në 17 vjetorin e vdekjes, Besi e ka kujtuar me shumë mall.