Këta janë dy vëllezërit nga Peja që u kapën me rreth 1 kg marihuanë e kokainë

Një aksion i Njësisë së Antidrogës në Policinë Rajonale në Pejë i zhvilluar ditën e djeshme ka rezultuar me identifikimin dhe kapjen e dy personave në fshatin Vranoc, nën dyshimin për posedim të drogës, të llojit marihuanë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personat e dyshuar për këtë rast janë Edison Krasniqi dhe Jetmir Krasniqi, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Gjatë hetimit të një rasti të mëhershëm, janë aplikuar masat e fshehta dhe si rezultat, gjatë ditës se djeshme janë kryer bastisje.

Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provës materiale gati 1 kilogramë marihuanë, një sasi e kokainës, armë, dhjetëra fishekë e pajisje për përpunimin e narkotikëve.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe një veturë dhe qindra euro para te gatshme.

Me vendim te Prokurorit te Shtetit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe brenda afatit ligjor do te ushtrohet kërkesa për masën e sigurisë.

Lexo edhe:  Burri e rrah gruan e tij pas “mosmarrëveshjes”, policia e arreston