Gjeneral Nuredin Lushtaku pritet të jetë kandidat i priviligjuar për deputet nga dega e PDK’së në Skenderaj
Duke marrë parasysh rëndësinë që ka Drenica për Partinë Demokratike, kjo parti ka filluar të shqyrtojë të gjitha mundësitë për të rikthyer votat që kishte dikur, pra për të i bashkuar të gjitha fraksionet, shkruan portali rajoni.org.
Në këtë drejtim, siç ka raportuar ekskluzivisht ditë me parë portali rajoni.org së PDK për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit ka nisur bashkimin edhe me partinë e themeluar nga Bekim Jashari, “Ideal”, e cila ka afër 10 mijë vota në Skenderaj.
Burimi të pakonfirmuara të rajonit kanë treguar për negociatat, ku sipas burimit, nga PDK në Skenderaj pritet të nominohet si kandidat për deputet Gjeneral Nuredin Lushtaku. Sipas të njëjtave burime ai pritet të jetë kandidat i priviligjuar nga dega.
Gjeneral Nuredin Lushtaku është ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish Komandant i Gardës së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), deputet i kuvendit të Kosovës , ish zv/minister i diasporës dhe ish zv/Kryetar i Komunës së Skenderajt.
Kujtojmë që rënditja e PDK-së në zgjedhje gjithmonë ka qenë e varur nga Drenica. Çelësi i suksesit tani varet edhe nga Nuredin Lushtakut pasi lista që ai udhehëq ka mbi 10 mijë vota në nivel lokal