Vrasja e Florim Zeqirit në Mitrovicë, Policia akoma nuk e ka zbuluar identitetin e dorasit
Florim Zeqiri, 40 vjeçar, vdiq sot pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra nga gjuajtja me armë paraditën e sotme në Mitrovicë, shkruan Jepi zë.
Personi i dyshuari për vrasjen e 40-vjeçarit ende është në arrati.
Nga Policia thuhet se rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje.