Vrasja e 40-vjeçarit në Mitrovicë: I dyshuari u arratis, Policia akoma nuk e ka identifikuar

Një incident i rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në qytetin e Mitrovicës, ku në rrugën “Fatime Hetemi”, për motive akoma të panjohura, një person u qëllua me armë zjarri. I plagosuri u dërgua në QKUK për trajtim, por nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali raportoi se viktima është Florim Zeqiri, një 40-vjeçar nga fshati Vinarc, i cili sipas informacioneve të para u qëllua me 6 plumba.

Ai dyshohet se u plagos prapa shpinës së tij dhe në gjendje të rëndë u dërgua në spital, por përkundër intervenimeve, nuk mundi të mbijetojë.

Ndërkohë, Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për identifikimin e personit të dyshuar, i cili është arratisur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për zbardhjen e motivit dhe rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe:  Ndihmat sociale iu ndalën, Selvije Haliti: Nuk kam me çka ta gatuaj drekën e Bajramit