I plagosuri në Mitrovicë në gjendje të rëndë, dy plumba në shpinë i dolën në gjoks
Drejtori spitalor në Spitalin e Mitrovicës, Gëzim Berisha, ka dhënë për Jepi zë detaje nga plagosja e sotme.
“I plagosuri u soll në Emergjencë në gjendje të rëndë. Kishte dy plagë që kanë depërtuar nga shpina në gjoks. I plagosuri u dërgua për trajtim në QKUK”, ka thënë për “Jepi zë” Gëzim Berisha, drejtor spitalor në Spitalin e Mitrovicës.
Ndërkaq, i plagosuri është Florim Zeqiri nga fshati Vinarc.