Zëvendësimi i orëve të humbura në mësim, vjen reagimi i SBASHK-ut

Skënder Gashi, anëtar i këshillit drejtues të SBASHK-ut, ka thënë orët e humbura gjatë muajit shtator për shkak të grevës nuk do të zëvendësohen.

Gashi thotë se vendimi i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, sipas tij, ka qenë i njëanshëm.

“Ministria e Arsimit Arbërie Nagavci ka nxjerrë një vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës, por ne do ta respektojmë kontratën kolektive, gjegjësisht nenin 34, të kontratës koletive të pikës 8, ku thuhet se orët mësimore gjatë grevës nuk zëvendësohen përveç nëse palët nënshkruese të kësaj kontrate arrijnë një marrëveshje të veçantë. Vendimi i zonjës Nagavci ka qenë vendim i njëanshëm, andaj ne orët nuk do t’i zëvendësojmë. Ne do ta respektojmë kontratën kolektive”, ka thënë Gashi në Klan Kosova.

Ndryshe, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se pagat që u janë ekzekutuar sot mësimdhënësve janë paradhënie për muajin shtator.

Nagavci tha se po ashtu këto pagesa janë paradhënie për punën që do të bëjnë mësimdhënësit ditëve në vijim.

“Mjetet e paguara sot janë bërë si paradhënie për muajin shtator. Pra për punën që do të realizohet gjatë ditëve në vijim”.

Pagat për mësimdhënësit, ministrja e Arsimit zbardhë detajet e reja
“Humbjet kanë qenë të mëdha, komunat kanë miratuar listat dhe Ministria ka përpiluar planin për ndarjen me urgjencë të mjeteve” tha Nagavci, në Klan Kosova.

Nagavci, mes tjerash, tha se mësimi i humbur do të kompenzohet me tetë të shtuna mësim me gjithsej dy të shtuna mësim në muaj.

Lexo edhe:  Demoloi shtëpinë e ish-vjehrrës dhe mori me forcë ish-bashkëshorten 21-vjeçare, arrestohet 27-vjeçari