Pasi ekzekutoi pagat, ky është lajmi i fundit nga Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi janë ekzekutuar pagat e mësimdhënësve për muajin shtator.

Murati ka bërë të ditur se vendimi për ekzekutimin e pagave është bërë pas konfirmimit të listave nga komunat, derisa shtoi se Thesari ka ekzekutuar pagesën e paradhënies për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen.

“Pas konfirmimit të listave nga komunat, Thesari sot ka ekzekutuar pagesën e paradhënies për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimit, të miratuar nga MASHTI”, ka shkruar Murati.

Lexo edhe:  Vajzat nga Podujeva e raportojnë nënën e tyre në polici: U nda nga babai, po vazhdon të na shkruaj