“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë

Një qytetari shqiptar në Mitrovicë të Veriut i është dërguar fatura e rrymës në gjuhën serbe, dhe atë në cirilikë.

Kjo i ka ndodhur për herë të parë. Pas kësaj, ai ka pyetur Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti se “a jemi edhe ne në Kosovë?”.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka publikuar faturën në cirilikë, e cila i është dërguar nga qytetari i Mitrovicës së Veriut.

Në këtë formë manifestohet çlirimi i Mitrovicës nga Xhelal Sveçla e Albin Kurti”, shkroi Musliu.

“Dhe me të drejtë shtron pyetjen ‘a jemi edhe ne Kosovë?’”, shtoi ajo.

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë së fundmi disa aksione në Veri – i banuar me shumicë serbe – siç është mbyllja e pesë objekteve paralele serbe në atë pjesë të vendit.

Ky aksione, por edhe disa të tjerë, sipas zyrtarëve qeveritarë kanë ndikuar në shtrirjen e sovranitetit në atë pjesë të territorit të Kosovës.

Lexo edhe:  Bënë për spital një person në Lipjan, tre të arrestuar