Ramadani-Sveçlës: Jep dorëheqje, do të mbetesh në histori si ai që manipuloi Policinë
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani i ka kërkuar Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës që të jep dorëheqje.
Ai thotë se Sveçla ka acaruar raportin me NATO-in/KFOR-in, ndërsa tani siç ka shkruar Ramadani në Facebook, tani po “dëgjojmë përrallat për ‘kushte’ të Serbisë rreth Suhodollit. Kjo ndodhi hiq më larg se dje”.
Postimi:
Xhelal Sfeçla, protesto me dorëheqje, të manipuluan!
Jep dorëheqje Xhelal, e acarove raportin me NATO/KFOR, por nuk paske ditur gjë që synimi i këtyre sipër teje paska qenë që çështjen e Urës ta rikthejë në dialog në Bruksel, nga ku i dëgjojmë përrallat për ‘kushte’ të Serbisë rreth Suhodollit. Kjo ndodhi hiq më larg se dje!
Xhelal,
Reago! Protesto!
Jep doreheqje si protestë që të kanë manipuluar ty se “hapja e Urës është çështje e kryer!” dhe ti Policinë, rrjedhimisht Kosovën!
Si Ministër i Punëve të Brendshme (në këtë rast pa brushë në dorë!) do të mbetesh në histori të Kosovës:
ose si ai që manipuloi skajshmërisht Policinë;
ose si ai që u dorëhoq duke protestuar edhe ndaj Kryeministrit kundër manipulimit të Policisë!
E ke rastin të zgjedhësh!
Atë “Amanetin për kufirin” e vazhdon ndokush tjetër ndoshta!