I riu nga Klina u gjet i vdekur në një shtëpi në Banullë të Lipjanit, Policia nis hetimet për rastin

Një rast i rëndë ka ndodh në familjen Krasniqi nga Klina. Djali i tyre, Melosi, ka ndërruar jetë.

I riu kishte diplomuar vetëm pak ditë më parë në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.

Gazeta Sinjali ka marrë vesh detaje të reja për rastin. Melos Krasniqi nga Klina, është gjetur i vdekur në një shtëpi në Banullë të Lipjanit

Rasti është raportuar sot në mëngjes, ndërsa atje menjëherë kanë shkuar Policia bashkë me Ambulancën.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, i riu klinas është gjetur i shtrirë pas shenja jete në një dhomë. Vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët në vend të ngjarjes.

Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

Lexo edhe:  Rast i rëndë në Gjermani, disa punëtorë rrëzohen nga skelet, vdesin në vendin e punës