Vdekja e dyshimtë e 47 vjeçarit në Leposaviq, policia jep detaje të reja si u gjet turpi i pajetë që u raportua i zhdukur
Një person i moshës 47 vjeçare është gjetur i vdekur 200 metra largë shtëpisë së tij në Leposaviq. Fillimisht ai ishte raportuar i zhdukur nga familjarët të enjten e kaluar, derisa trupi i pajetë është gjetur sot nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, deklaroi për Insajderin se rasti është cilësuar si ‘vdekje e dyshimt’ dhe po hetohet.
Ai njoftoi se zhdukjen e tij në Polici e kishte raportuar djali i axhës së tij.
Viktima u gjet pa jetë 200 metra larg shtëpisë së tij dhe 460 metra larg nga vendi ku e kishte lënë veturën.
“Sot me datë 16.09.2024, jemi organizuar së bashku me njësinë e zjarfikësve nga Leposaviqi dhe rreth orës 10:20, nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës është gjetur trupi i pajetë që dyshohet se ishte B. M.”, tha Elshani
Elshani tha se për këtë janë njoftuar organet kompetente.
“Janë njoftuar hetimet rajonale dhe mjekësia ligjore dhe rreth orës 13:30 ka përfunduar e tërë procedura dhe trupi i pajetë është dërgiuar në mjekësinë ligjore në Prishtinë”, tha ai.