Gjendet trupi i pajetë i qytetarit të zhdukur nga fshati Vuçë e Leposaviqit

Është gjetur trupi i pajetë i një qytetari të fshatit Vuçë të Leposaviqit i cili është zhdukur pesë ditë më parë.
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se kjo është arritur përmes bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim dhe Shpëtim me Policinë e Kosovës, Zjarrfikësit dhe bashkëfshatarët.

“Është gjetë trupi i pa jetë në ditën e 5 të kërkimit i fshatarit nga fshati Vuçë e Leposaviqit nga Pjestarët e Policisë së Kosovës në bashkpunim me Shoqatën Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, zjarrëfiksit dhe bashkfshatarë”,thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Ardiani viktima e 5-të: Historia e gjakmarrjes mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj, nisi për 10 mijë lekë