Parashikimi i javës në fillim të javës

Sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe reshje të pakta, lokale shiu.

Në malet më të larta në jug të Kosovës priten fjolla të pakta bore. Gjatë ditës parashihen intervale të shkurtra kohore me diell, ndërsa më shumë rreze diellore priten pasdite vonë. Temperatura maksimale deri në 18 gradë Ceslius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e reshje lokale atmosferike si dhe me intervale kohore me diell. Reshjet do të jenë më të pakta gjatë ditës së hënë. Temperaturat do të jetë mjaft të freskëta në tërë rajonin.

E Marta sjellë temperatura pak më të larta, pra pak mbi 20 gradë Celsius. Në Shqipëri deri në 24 gradë Celsius. Priten vranësira e intervale kohore me diell, ndërsa orëve të pasdites rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë sidomos në shumë zona të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa afër mbrëmjes edhe në disa vise në Kosovë.

Mesjava sjellë mot mjaft jo-stabil, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të rrebesheve të fuqishme lokale me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Gjakovë, lëndohen dy persona, dërgohen në spital