Ekspertët paralajmërojnë: Mos e fikni bojlerin gjatë natës për të kursyer

Me rritjen e çmimeve dhe krizën energjitike që është paralajmëruar të gjithë po përpiqen të bëjnë gjithçka që munden për të kursyer pak para.

Për të kursyer sa më shumë disa njerëz kanë filluar t’i fikin bojlerët e tyre gjatë natës. Në pamje të parë, kjo mund të duket mjaft logjike, por ekspertët kanë paralajmëruar se kjo mund të çojë në rritje të faturës së konsumit të energjisë.

Duke folur për mediat, “Boiler Central” në Angli tha se është më mirë të ulni temperaturën e bojlerit(nëse mundeni) se sa ta fikni fare atë.

Nëse bojleri është i fikur dhe keni harruar ta ndizni përsëri, do të marrë kohë që uji të ngrohet dhe kjo do të sjellë më shumë harxhim energjie. Dhe nëse e fikni-ndizni në mënyrë të vazhdueshme bojlerin ai mund të prishet dhe kjo do t’ju shpenzojë më shumë para se sa mendonit të kursenit.

Lexo edhe:  Hidhet në ajër edhe një bankomat tjetër në Kosovë, disa persona ishin në aksion