Plagosën qenin, arrestohen dy persona në Skenderaj
Dy persona janë arrestuar në Skenderaj ditën e djeshme, pasi kanë plagosur një qen.
Gjatë kontrollit te të dyshuarit janë konfiskuar dy pushka gjuetie.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
‘’ Skenderaj 14.09.2024-15:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, të njëjtit kanë plagosur qenin e ankuesit. Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.’’ Thuhet në raportin e Policisë