I riu në Fushë Kosovë e rrëzon të dashurën dhe e godet brutalisht, xhelozia shkak i dhunës

Xhelozia bëhet shumë shpesh shkaktar i dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre apo edhe anëtarët e tjerë të familjes. Një rast i tillë po dyshohet se ka ndodhur edhe dje në Fushë Kosovë, ku viktimë është një vajzë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, rastin e ka denoncuar viktima, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, për shkak të dhunës së ushtruar nga i dashuri i saj.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Shefki Kuleta”, ku i dyshuari e ka rrahur të dashurën, duke e rrëzuar dhe goditur përtokë – ku për pasojë i shkaktoi lëndime trupore.

Burimet thonë se bazuar në dëshminë e viktimës, motivi lidhet me xhelozinë e të dyshuarit.

Përballë kësaj situate, vajza ka vendosur të raportojë rastin në Polici dhe si rezultat i denoncimit, njësitet policore kanë intervenuar dhe i dyshuari është arrestuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Lexo edhe:  “Eskperti i arratisjeve” – Kush është personi që u arrestua sot pas aksionit të policisë në Dragodan