KFOR-i do të shtojë lëvizjet e trupave dhe automjeteve në Istog

Komuna e Istogut ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të ketë rritje të lëvizjeve të trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda territorit të këtij qytet dhe fshatrave përreth.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se kjo bëhet për shkak të procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve.

“Po ashtu do të bëhen ushtrime për të testuar dhe ruajtur aftësitë operacionale në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i përgatitjes dhe gatishmërisë për të gjitha njësitë në terren. Andaj nuk keni nevojë të shqetësoheni”, thuhet në njoftimin në fjalë.

Lexo edhe:  E trishtë: Kjo është vajza që humbi jetën në një aksident (FOTO)