Reshjet e shiut, magjistralja Pejë-Prishtinë shndërrohet në “kaos” nga kolonat e veturave
Reshjet e shiut vazhdimisht shkaktojnë kolona të stërzgjatura në të gjitha pjesët e Kosovës.
Por nuk anashkalohen edhe aksidente të ndryshme të cilat zakonisht jemi mësuar t’i shohim pas reshjeve të shiut, shkruan lajmi.net.
Edhe këtë të martë magjistralja Pejë-Prishtinë është shndërruar në një kaos të vërtetë.
Konkretisht në Sllatinë kolonat janë të stërzgjatura dhe po krijojnë pamundësi të lëvizjes së shoferëve.
Ndërkaq gjatë ditës së sotme është paralajmëruar që të ketë mot me reshje të shiut, e në disa zona janë paralajmëruar edhe vërshime.