Trepça mposht Yllin në gjysmëfinale, pret Prishtinën në finale të Superkupës

KB Trepça ka triumfuar në gjysmëfinalen e dytë sonte ndaj KB Golden Eagle Yllit, duke e prerë biletën për finale.

Mitrovicasit ishin në epërsi të vazhdueshme që prej minutës së parë dhe në fund fituan me një diferencë prej 22 pikëve, me rezultat 83-61.

Kësisoj, Trepça siguron finalen, aty ku do të takohet me Prishtinën, në një derbi ‘El Classico’.

Prishtina më herët eliminoi skuadrën e Pejës në gjysmëfinale.

Finalja do të zhvillohet në “Sezai Surroi” në Prizren

Lexo edhe:  Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, Policia nis hetimet