KFOR-i kryen patrullime rutinore në Leposaviq e Zubin Potok

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO zhvilluan një patrullim në kuadër të komunës së Leposaviqit.

Poashtu edhe ushtarët letonezë të KFOR-it të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje e kanë kryer një patrullim rutinor brenda Komunës së Zubin Potokut.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo bëhet në baza ditore.

“Patrullat janë një nga disa aktivitete që KFOR-i kryen në baza ditore, në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Kërcet grushti në një familje në Gjakovë: Djali e rrah babanë 71-vjeçar për shkak të pronës