Vdes personi që e qëlloi veten me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku një person i ka dhënë fund jetës.
Vdekja e viktimës është konstatuar në Emergjencë, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali, bëhet fjalë për një 42-vjeçar, i cili e ka qëlluar veten me armë zjarri dhe përkundër ndihmës së ofruar nuk ka arritur të mbijetojë.