Hapet zyrtarisht konkursi për t’u bërë pjesë e FSK-së, Maqedonci thotë se do të pranohen 300 të rinj

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se konkursi për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës është hapur sot zyrtarisht.
Maqedonci tha se ushtria jonë do të pranoj 300 të rinj, që do të mbrojnë Republikën nën emblemën e shqiponjës sypatrembur.

Konkursi është i hapur nga sot deri më 10 tetor 2024.

Njoftimi i plotë:

Të rinj e të reja të Republikës së Kosovës, atë gatshëm për t’i shërbyer atdheut, ju njoftojmë se konkursi për t’u bërë pjesë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot zyrtarisht është hapur.

Ushtria jonë do të pranoj 300 te rinj që do të mbrojnë Republikën nën emblemën e shqiponjës sypatrembur.

Nga sot deri më 10 tetor 2024, të gjithë të rinjët e të rejat e interesuara për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në web faqen e ministrisë duke plotësuar formularin në këtë link:

https://rekturimi.fsk.rks.org/apply

Si pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjersa i shërbeni atdheut do të keni mundësi të zhvilloni një karrierë të sigurtë të udhëhequr nga profesionistët më të mirë në fushën e mbrojtjes.

#ZgjidhFSK #DetyraNderiAtdheu

Lexo edhe:  Policia: Janë shpërndarë emaile të falsifikuara në emër të zyrtarëve të lartë