Prishtinë: Arrestohen tre persona të dyshimtë për armëmbajtje pa leje

Polica e Kosovës ka arrestuar mbrëmë tre persona të dyshimtë për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit të dy prej tyre, Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me shtatë copë fishekë dhe një thikë.

Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Premtimet e Kurtit në opozitë: Tha se buka bëhet 31 cent me VV-në në Qeveri, sot kushton 80 cent – rritja e çmimeve godet gjithnjë e më fort