Mehaj: Një efektiv të FIT-it e krahasoj me 50 ushtarë të NATO-s

Ish- ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se një efektiv i Njësisë Speciale të Kosovës (FIT) mund të krahasohet me 50 ushtarë të NATO-s.

Ai duke folur për sulmin në Banjskë të Zveçanit vitin e kaluar, tha se një sulm të tillë në çdo vend të NATO-së do të angazhoheshin 500 deri në 1000 ushtarë.

Mehaj ka thënë se Njësia Speciale atë ditë tregoj se Kosova ka zot shtëpie “duke çmontuar grupin terroristë me mbi 100 persona”.

“Në përvojën time si oficer/ushtarak, e sidomos ne botën e forcave dhe operacioneve speciale, nëse kjo lloj situate do të shfaqej ne secilin shtet te NATO-s, minimumi i personelit që do ishte angazhuar do ishte një batalion plus, i cili ka në veten e tij 500 deri 1000 trupa ushtarake. Atë dite këta pak djem por me vlera të pa çmim, arritën atë të pamundurën. Kjo betejë i ka treguar çartë armiqve tanë se Kosova ka zot shtëpie dhe din e mund ta mbroj vendin e saj ndaj çdokujt e gjithkujt. Në botën time ushtarake një Efektiv të Fitit e krahasoj me 50 ushtarë të NATO-s”, ka shkruar ai në Facebook, duke uruar Policinë e Kosovës për 25 vjetorin e themelimit.

Lexo edhe:  Rama: Nuk ka forcë në këtë tokë që e mund UÇK-në