Heroi i ditës: Falë intervenimit të shpejtë të mjekut nga Mitrovica Drin Gurguri dhe stafit në Emergjencë, shpëtohet jeta e Lulzim Jasharit

Sot u raportua për një përkeqësim shëndetësor të Lulzim Jasharit, djalit të legjendarit Adem Jashari.

U raportua se ai pati një sulm në zemër dhe shpëtoi falë mjekëve, shkruan “Jepi zë”.

Siç mëson gazeta, heroi i Lulzimit ishte mjeku nga Mitrovica Drin Gurguri, i cili ishte duke shërbyer në Emergjencën e Skënderajt.

Falë reagimit të shpejt të Dr.Drin Gurguri me staf dhe teknikëve Nexhat Ahmeti dhe Jeton Gashi, gjendja e Lulzimit u vu në kontroll dhe u arrit stabiliteti për t’u dërguar në QKUK.

Po raportohet tani se Lulzimi është në gjendje stabile shëndetësore.

Lexo edhe:  KFOR-i shpërthen në mënyrë të kontrolluar granatën e hedhur në Zyrat e KKZ-së në Veri