Rrahje brutale mes 6 personave afër diskotekave në Prishtinë, dy përfundojnë në QKUK

Konfliktet në lokale të ndryshme në qytetet e Kosovës,  si dhe në diskoteka të cilat veprojnë pas mesnate janë bërë mjaft të shpeshta. Këto raste jo rrallëherë eskalojnë edhe në përleshje fizike, siç dyshohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, afër diskotekave që ndodhen në zonën industriale në Prishtinë.

Sinjali ka mësuar se këtë herë, gjashtë persona janë përfshirë në përleshje, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Sipas informacioneve të para, 2 prej të dyshuarve janë kapur me 4 të tjerë, për motive akoma të panjohura dhe për pasojë pësuan lëndime e përfunduan në QKUK.

Burimet thonë se pasi Policia ka intervenuar, të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Të njëjtit janë intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin në të cilin janë përfshirë dhe më pas janë dërguar në Qendrën e Ndalimit për 48 orë – përveç njërit prej tyte, i cili po vazhdon trajtimin në QKUK, shkruan Sinjali.

Ndaj të dyshuarve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Lexo edhe:  Sot fillon rigjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut