Ky është 74 vjeçari i arrestuar që dyshohet se e sulmoi seksualisht një të mitur në Prishtinë

Vajzat e mitura po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve e sulmeve seksuale. Këto ngjarje të trishta po ndodhin në shkolla, hapësira publike, kafeteri e qendra të ndryshme gjithandej. Një rast i tillë është denoncuar së fundmi nga një prind në Prishtinë, i cili bashkë me të bijën kanë kërkuar ndihmën e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali për rastin dyshohet Milazim Dragusha, 74 vjeçar, i cili është arrestuar dje nga Policia.

Këtë herë, viktimë është një vajzë e moshës 10-vjeçare, e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht në fshatin Bërnicë e Poshtme, në afërsi të një restoranti.

Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari dyshohet se e ka futur viktimën fillimisht në një market, gjoja për t’i blerë libra e më pas e ka çuar në veturë.

Bazuar në informacionet që posedojnë organet e rendit, i dyshuari e ka kërcënuar të miturën që të zhvishet dhe më pas e ka prekur në pjesët intime.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast janë siguruar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Sulmi seksual”.

Lexo edhe:  Burri rrah pamëshirshëm bashkëshorten e tij në Gjakovë, e bën për spital