Këta janë katër të dyshuarit e arrestuar që rrahën brutalisht katër burra dhe një grua në Emshir

Një rrahje masive ka ndodhur mbrëmë në lagjen Emshir në Prishtinë, ku për pasojë katër persona janë lënduar, ndërsa shtatë të dyshuar kanë përfunduar në pranga.

Rasti tashmë është iniciuar si lëndim i rëndë trupor dhe lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar emrat e katër personave të arrestuar të përfshirë në rrahjen brutale, ku viktimat, katër burra dhe një grua pësuan lëndime të rënda trupore.

Adnan Hodiq
Jakup Hodiq
Arsim Hodiq
Maksum Hodiq
Tre të ndaluarit tjerë i përkasin po familjes Hodiq, por janë të mitur.

Gazeta Sinjali ka publikuar sot edhe videon, ku shihet se gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të forta, teksa akoma s’dihet motivi dhe rrethanat e tjera.

Lexo edhe:  Shkoi t’ia kërkojë paratë që ia ka borxh, malishevasi kërcënon vëllain: Në vend pareve, t’i jap 10 plumba