Gjenden katër granata dore në shkollën e Kërpimehut në Podujevë, policia i evakuoi qytetarët

Katër granata dore janë gjetur në fshatin Kërpimeh të komunës së Podujevës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në një perimetër të caktuar, policia i ka evakuuar qytetarët.

“Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar policia  ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e rastit të cilat në mënyrë të sigurt i kanë larguar mjetet e pashpërthyera ( 4 granata dore)”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.

Burime të Klankosova.tv kanë bërë të ditur se granatat e dorës janë gjetur në shkollën e fshatit Kërpimeh nga ana e punëtorëve të cilët ishin duke punuar në kulmin e shkollës.

Lexo edhe:  Nëse bëhet luftë në Kosovë, Ramabaja thotë se do të bëhet ushtar