Dita e diel bëhet ditë pune në Mitrovicë

Dita e diel do të jetë ditë pune në Mitrovicë sipas orarit të rregullt, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Mitrovicës.

Njoftimi i plotë:

Dita e diele do të jetë ditë pune sipas orarit të rregullt

Duke u bazuar në diskutimet e shumta dhe kërkesat e bizneseve në takimet me përfaqësuesit e komunës, është bërë pezullimi i përkohshëm i dispozitave të Rregullores nr. 07/2023 dhe nr. 09/2023 për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive tjera në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Bazuar në nevojën për të siguruar një ambient më fleksibël dhe mbështetje për bizneset tona, të cilat kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe punësimin, me vendim të kryetarit është bërë pezulimi i përkohshëm i dispozitave të Rregullores, ku dita e dielë do të jetë ditë pune sipas orarit të rregullt të ditëve të punës.

Lexo edhe:  Burri në Shtime kërcënon me jetë ish-bashkëshorten: Kom me t’vra ty edhe fëmijët