Sekretari i MAPL-së, Jeton Qela, dyshohet se ka kërcënuar një zyrtar

Policia e Kosovës e ka thirrur këtë javë në zyrat e saj zyrtarin më të lartë administrativ të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Jeton Qela, Sekretar i Përgjithshëm i MAPL-së, është përmendur në këtë rast.

Sipas burimeve jozyrtare të Demokracia.com, Qela është thirrur për intervistë nga Policia e Kosovës në lidhje me një denoncim të bërë nga një zyrtar i MAPL-së. Sipas burimeve, ai është intervistuar lidhur me dyshimet për një kërcënim ndaj një zyrtari të ministrisë.

MAPL dhe vetë Qela nuk kanë pranuar të komentojnë rreth kësaj çështjeje, pavarësisht kërkesës me shkrim që Demokracia.com ua ka dërguar për sqarime.

Edhe Policia e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Jeton Qela është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i MAPL-së në maj të këtij viti, nën udhëheqjen e ministrit Elbert Krasniqi. Para këtij emërimi, ai ka qenë ushtrues detyre i kësaj pozite për një periudhë kohore. Më parë, Qela ka shërbyer si zëvendësdrejtor i Departamentit për Integrime Evropiane dhe është avancuar në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm nga ministri Elbert Krasniqi

Lexo edhe:  Vendimi i Gjykatës, xhaxhai i Lulzim Fejzullahut: Dënimi është i ulët, si familje jemi demoralizuar