Aksident i rëndë në Veternik, një veturë bëhet llom – VIDEO

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pak pas mesnate në Veternik të Prishtinës.

Në pamjet e publikuara shihet se është përfshirë një veturë, e cila ka pësuar dëme të mëdha materiale, teksa nuk dihet ende se sa persona janë lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave se si ka ndodhur rasti.

Lexo edhe:  Dyshohet se plagosi një person pas sherrit në trafik, arrestohet pas dy muajsh 25-vjeçari në Gjakovë