Policia e Kosovës mohon se KFOR-i kërkoi largimin e veturës zyrtare të saj nga Ura e Ibrit

Forca të shumta të KFOR-it sot kanë zhvilluar trajnime mbi Urën e Ibrit.

Pak metra larg tyre nga të dyja anët e urës qëndronte edhe policia e Kosovës.

E pak minuta pas përfundimit të trajnimit, një pjesëtar policor ka parkuar makinën e tij zyrtare në urë, gjë e cila edhe ‘irritoi’ ushtarin italian.

Ky i fundit ka kërkuar nga polici kosovar ta largojë atë për arsyeje të panjohura.

Por Policia e Kosovës ka mohuar se pjesëtari italian i KFOR-it, u ka kërkuar ta largojnë veturën zyrtare të saj nga Ura e Ibrit.

Në një përgjigje për IndeksOnline zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se diçka e tillë nuk ka ndodhur.

”Nuk ka ndodhë diçka e tillë në veri, as me policinë e veriut”, është shprehur ai.

Lexo edhe:  Situata në Veri - Tahiri i kërkon Kurtit t’i ftojë në takim krerët e partive politike