Vuçiq: Do të shkoja në Mitrovicë nëse do të më lejonin forcat ndërkombëtare

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se nuk është e vërtetë që institucionet serbe nuk funksionojnë në Kosovë dhe tha se dy më të rëndësishmet janë duke funksionuar, shëndetësia dhe arsimi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në fillim të vizitës së tij në Podrinjë, ai tha se nesër do ta vizitojë Mitrovicën, nëse forcat ndërkombëtare ia lejojnë një gjë të tillë.

“Vizita atje nuk është çështje e zgjedhjes sime, por e vendimit të tyre”, tha ai dhe shtoi se do të shkojë jo vetëm në Mitrovicë por edhe në të gjitha vendbanimet dhe fshatrat në Kosovë.

Lexo edhe:  24-vjeçari nga Janjeva ia pa sherrin TikTok-ut – pas sherrit me gruan, përfundon në pranga për një rast tjetër