Burri që sulmoi dje punëtorin e një picerie në Aktash gjendet në arrati

Foto ilustruese e Policisë së Kosovës.

Personi që sulmoi dje fizikisht dhe më pas shkrepi edhe armën ndaj një punëtori të një picerie në rrugën “Gazmend Zajmi” në Aktash të Prishtinës, ndodhet në arrati.

Kështu ka njoftuar policia përmes raportit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari kosovar për motive të panjohura e ka sulmuar dhe i njëjti kishte përdorur edhe armën. Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ndodhet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thotë policia më tej, raporton Klankosova.tv.

Lexo edhe:  Ky është vushtrriasi që i kërcënoi me armë policët, ende në kërkim