Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale të cilat në disa vise pritet të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Temperaturat do të vazhdojnë të jenë mjaft të larta deri në 33 apo ndoshta edhe 34 gradë Celsius maksimalja.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpeshta lokale. Pasdite në Shqipëri priten zhvillime të fuqishme konvektive, vende-vende me rrebeshe shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër

Ditëve të ardhshme do të vazhdojnë temperaturat e larta, por do të ketë më shumë vranësira dhe më shumë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë, por ende jo në të gjithë territorin. Stuhi shiu priten në viset bregdetare me vetëtima dhe bubullima masive.

Në viset kontinentale rrebeshet do të jenë më të izoluara, por vende-vende priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Ndryshimi substancial i motit nuk është shumë larg, por duhet pritur edhe disa ditë deri të vjen ulja e ndjeshme e temperaturave dhe reshje shiu në gati të gjitha vendet tona./

Lexo edhe:  Grabitje e armatosur në pompën Shell në Prishtinë, hajni i maskuar ‘avullon’ pazarin ditor