Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur
Mehmet Loci nuk ka shprehur pendesë për veprimtarinë e tij e dhunën e ushtruar në kohën e ish-Jugosllavisë ndaj ish-të burgosurve politikë shqiptarë.
Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, e mohoi një pjesë të akuzave, por e pranoi që ka ushtruar dhunë ndaj disa shqiptarëve që ishin të burgosur nën regjimin e ish-Jugosllavisë.
“Unë në gishta i njoh kë e kam rrahur”, tha i papenduar ish pjesëtari i Sigurimit të Shtetit, Mehmet Loci i cili kishte vepruar në rajonin e Pejës.
Ndryshe Loci është akuzuar nga disa ish të burgosur politik për torturat që i kishin përjetuar gjatë fazës së hetimeve dhe burgjeve të ish-Jugosllavisë.