Ish-gjenerali: Me hapjen e urës pa koordinim, mund ta rrezikojmë pa dashje KFOR-in

“Kosova e ka të drejtën e patjetërsueshme për të mbrojtë sovranitetin e saj dhe për të siguruar çdo cep të territorit të saj që të jetë nën kontrollin e institucioneve legjitime. Megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm në strategjitë e veprimeve, duke marrë parasysh ndjeshmërinë që ka zona e Veriut të Kosovës”. Kështu deklaroi Xhavit Gashi, gjeneral në pension.

“Kosova e ka të drejtën e patjetërsueshme për të mbrojtë sovranitetin e saj dhe për të siguruar çdo cep të territorit të saj që të jetë nën kontrollin e institucioneve legjitime. Megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm në strategjitë e veprimeve, duke marrë parasysh ndjeshmërinë që ka zona e Veriut të Kosovës”, kështu ka derklaruar në emisionin “Prime” në RTK, Xhavit Gashi, gjeneral në pension.

Ai tha se është shumë i rëndësishëm koordinimi me partnerët strategjik në këto çështje sensitive

Duke folur për vizitat e rëndësishme nga përfaqësuesit ndërkombëtar të realizuara kohëve të fundit në Kosovë,  ai tha se ato përçuan mesazhin e sigurisë, sepse ata e trajtojnë Kosovën si partner të rëndësishëm në regjion.

“Unë besoj se ata ata e trajtojnë Kosovën si partner të rëndësishëm në regjion. Pra ata presin që Kosova jo vetëm të kujdesët për sigurinë e sovranitetin e vet, por të luaj edhe rolin e vet për paqen dhe sigurinë në rajon”, tha ai.

E duke folur për operacionin e fundit në veri ku u bë bastisja e komunave ilegale, Gashi tha se është e nevojshme që këto hapa të bëhen në koordinim të ngushtë me partnerët tanë.

“Objektiva e qeverisë së Kosovës nuk dallojnë shumë nga objektivat e partnerëve tanë strategjik. Atëherë në çka duhet të koordinohemi? Janë vetëm mënyrat dhe rruga se si duhet të arrihet atje. Mendoj se është shumë e nevojshme që rruga të bëhet me koordinim me ta”, deklaroi Xhavit Gashi

Lexo edhe:  Humb jetën në vendin e punës, policia jep detaje